Partia Socialiste ka rrëzuar me 72 vota kundër dy amendamentet e kryetarit të PD-së Sali Berisha të propozuara nga ai në Kuvend.
Amendamenti i parë për “Pezullimin e të gjitha prokurimeve për investime publike luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë”, mori 36 vota pro dhe 72 kundër.
Amendamenti i dyrë për “Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve”, mori 37 vota pro dhe 72 kundër.
Kujtojmë që një nga propozimet e kryedemokratit Berisha ishte vendosja e minimumit jetik 200 euro. Në seancën e sotme po votohet nen për nen buxheti për vitin 2025, që kap vlerën 8,2 miliardë euro.



