Depozitimi i 2100 ton mbetjeve në Durrës, Muka: Lajm shqetësues për qytetin, nuk kemi as landfill (VIDEO)

Depozitimi i 2100 ton mbetjeve në Durrës, Muka: Lajm shqetësues për qytetin, nuk kemi as landfill (VIDEO)

Anëtari i Këshillit Bashkiak Durrës, Adrian Muka, për deklaratën e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, se 2100 tonët e mbetjeve do të depozitohen në një hapësirë publike në Durrës, thotë se nuk e kishte dëgjuar më parë.

Duke folur për edicionin e lajmeve të MCN TV, ai e cilësoi si një lajm shqetësues për qytetin.

Nuk kishim informacion, nga autoritetet nuk është bërë asnjë njoftim, për herë të parë e dëgjoj, nga ajo që deklaroi ministri.

Është një lajm shqetësues për qytetin, se Durrësi ka vuajtur vazhdimisht nga problematika e mbetjeve, nga mbetjet urbane dhe industriale të mbetura që nga komunizmi.

Lajmi i ministrit është konfuz, nuk thotë pothuajse asgjë, thotë në një hapësirë të qytetit të Durrësit, ku?

Për fat të keq qyteti i Durrësit nuk ka asnjë landfill dhe mbetjet urbane i depozitojmë të gjitha në landfillin e Sharrës.

Besoj se ato do të depozitohen në hapësirat e portit të Durrësit, meqenëse janë të kapsuluara, të futura më kontejner.

Diskutohet se brenda këtyre kontejnerëve ka hi, hiri i furrnaltave që bëjnë shkrirjen e çelikut, mbetjet merren dhe ka vende të caktuara që i trajtojnë se aty ka dhe mbetje në sasi minimale mineralesh.

Nëse në Durrës do vijnë 2100 tonë, në Elbasan aty ku lind ky produkt, apo Kosovë, aty duhet të ketë më mijëra tonelata të pjesës industriale, që janë në gjendje të lirë.

Problemi i madh është këto 100 kontejnerë do mbeten në portin e Durrësit, deri sa prokuroria të kryejë procedurën e saj.

Ndoshta ministri ka informacion më shumë nga sa ne kemi. I gjithë ky proces që ne po diskutojmë, ka ardhur si neglizhencë e institucioneve.

Këto 100 kontejnerë janë pjesa fundore e kontejenerëve që kanë kaluar më parë, që kanë dalë nga kontrollet e mekanizmave shtetëror dhe nuk janë deklaruar si mbetje.

Institucionet nuk kanë kryer detyrën e tyre në momentin që bëhej eksporti, se çfarë materiali po del.

Në momentin që kthehen mbas, gjëja e parë është sekuestro, marrja e kampioneve se nga kanë dalë.

Një herë këto mbetje të kthyera, nuk dihet si do destinohen.

Opozita ka kryer protestë, ka sensibilizuar opinionin qytetar, ne do bëjmë rolin tonë si opozitë, ky problem po lind në Durrës, por tregon se sa e papërgjegjshme është qeveria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy