Rrethi i qendrës/ Planet për të transformuar Dubain (FOTO)

Rrethi i qendrës/ Planet për të transformuar Dubain (FOTO)

Një rrokaqiell rrethor 500 metra i lartë që rrethon Burj Khalifa dhe pjesën më të madhe të qendrës së Dubait. Është projekti i studios së projektimit ZNera Space për t'iu përgjigjur densitetit të lartë të metropolit. Plani parashikon një strukturë gjigante unazore, e quajtur Downtown Circle, e cila do të strehojë hapësira banimi dhe publike, kopshte të brendshme, zona tregtare dhe kulturore.

Me lartësi 550 metra me një perimetër 3000 metra, ai përbëhet nga pesë shtylla të cilat do të mbështesin pesë nivele me banesa, hapësira publike, tregtare dhe kulturore.

Rrethi në vetvete formohet nga dy unaza të mbajtura së bashku nga një brez i gjelbër i vazhdueshëm i quajtur Skypark, i cili do të ketë shatërvanë dhe bimësi tropikale.

Projekti parashikon zona për të mbledhur energjinë diellore, të ujit të shiut, si dhe një sistem që ruan karbonin dhe filtron ndotësit si pjesë e ekosistemit urban.

Koncepti ishte ai i një qyteti vertikal dhe u krijua gjatë pandemisë nga bashkëthemeluesit e Znera Space, Nils Remess dhe Najamus Chowdry.

Frymëzimi për dizajnin mund të ketë ardhur gjithashtu nga “Unaza Një”, e parë në filmat e Lord of the Rings.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy