Këngëtari Besnik Qaka në një lidhje skype me “Zgjohu me MCN” ka rrëfyer jetën e tij në muzikë e cila ka nisur që në moshë të vogël fare, ndërsa ndalet dhe tek hitet dhe vitet e arta të “NRG Band”.
Ai shprehet se karriera e tij ka nisur si baterist në këtë grup, ndërsa më pas kanë anëtarët e grupit dhe vëllai i tij ai që e ka shtyrë më tepër drejt vokalistit pasi kanë pikasur dhe talentin e tij për të kënduar.
Besniku thotë se grupi i tyre i ka rezistuar kohës dhe vazhdon ende të jetë në treg dhe sot numërojnë mbi 25 vite.
Për mua kënga më e bukur është ajo që do të vijë. Grupi jonë i ka rezistuar kohës dhe nuk jemi shpërbërë, është krijuar qëkur kam qenë në moshën 8-9 vjeçare si baterist.
Mandej kam filluar nga viti 2000 dhe si këngëtar dhe jemi një grup i pandashëm dhe punojmë shumë fortë duke e pasur pasion muzikën.
Unë zakonisht kam kënduar në banjë shumë, aty e kam zbuluar talentin e vokalistit dhe grupi ma ka vënë gjithmonë në pah sepse një nga djemtë është dhe vëllai im, por unë në atë kohë fokusimin e kam pasur te instrumenti por pastaj nisa ta pëlqeja dhe kalova si vokalist.
Kemi nisur shumë të rinj kemi pasur një studio dhe kemi kompozuar shumë këngë të huaja.
Vazhdojmë të jemi akoma në treg. Zhvillimi se si e kemi bërë karrierën është interesantë jemi një grup që kemi lëvizur në të gjitha trevat.
Ka dhe mospajtime por ne i kemi kaluar ato por gjithmonë kanë qenë në favor të muzikës, tashmë më shumë se 25 vite karrierë kemi arritur ti kalojmë problemet.



