Pazar për shkarkimin e Metës? Adriatik Alimadhi: 50 mijë euro janë pak

Pazar për shkarkimin e Metës? Adriatik Alimadhi: 50 mijë euro janë pak

Në pjesën e dytë të emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kanë qenë të ftuar dy deputetë të opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi dhe Adriatik Alimadhi, të cilë do të votojnë për shkarkimin e Presidentit Meta.

Gjuzi ka deklaruar se do të votojë pro shkarkimit, ndërsa Alimadhi shprehet se do të votojë kundër.

Në studio, analistët kanë pyetur “se sa ka vajtur pazari” i deputetëve për të votuar në këtë proces.

Pjesë nga biseda:

Arjan Curri: Çfarë mund t’ja ndërrojë mendjen zotit Gjuzi?

Kujtim Gjuzi: Dorëheqja e presidentit është akt qytetar.

Ylli Rakipi: Pse ju prisni të thotë ky që do lek…

Arjan Curri: Ky është një moment që vetëm një herë të vjen në jetë.

Kujtim Gjuzi: Çfarë ka ndodhur dihet, çfarë ndodh nuk dihet…

Arjan Curri: Kësaj radhe duhet ta luani fort.

Artur Zheji: Kuptova që është hapur një ankand. Këto 16 votat me sa duket Taulant Balla që mbulon këtë sektor…

Ylli Rakipi: Ty Gjuzi nuk të kanë dhënë asnjë sinjal?

Adriatik Alimadhi: Kot nuk na dha drekë ky ne.

Kujtim Gjuzi: Te zyra e Taulant Ballës, Kujtim Gjuzi, sot dy vjet e një muaj, domethënë 25 muaj, nuk ka hyrë kurrë.

Arjan Curri: Ky rast nuk vjen më!

Kujtim Gjuzi: E di çfarë rasti nuk më vjen, të bëhem doktor i shkencave.

Adriatik Alimadhi: Unë e kam shpallur kundër dhe po pres.

Arjan Curri: Edhe Gjuzi e ka shpallur pro dhe po pret. Këtë kanë vendosur në drekë këta. Sa ka vajtur çmimi?

Adriatik Alimadhi: Keni kohë deri të mërkurën.

Arjan Curri: Sa është çmimi deri tani? Çdo gjë që nuk blihet me lek, blihet me më shumë lek. Mund të gjejmë sa lek ka vajtur?

Adriatik Alimadhi: Këtë opozitë e keni degraduar shumë, nuk është nevoja të jetë i lartë pazari.

Arjan Curri: Shkon 10 milionë lek? Kam parë deputetë të opozitës së re që po lëvizin me Mercedes të fundit, 100 mijë euro.

Artur Zheji: Sa ju kanë ofruar

Arjan Curri: Sa 50 mijë euro

Adriatik Alimadhi: 50 mijë euro janë pak

Ylli Rakipi: Avash se spo shkarkohet Biden

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy