Trump, urdhër kufizimi për aktoren Stormy Daniels

Trump, urdhër kufizimi për aktoren Stormy Daniels

Avokati i presidentit amerikan, Donald Tump, ka arritur të sigurojë në mënyrë të fshehtë një urdhër kufizimi ndaj aktores së pornos, Stormy Daniels.

Ky urdhër parashikon disa sanksione ndaj aktores në rast se ajo vendos të flasë për lidhjen e saj me biznesmenin e fuqishëm të pronave të patundshme, që më pas u zgjodh president.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, mes të cilave edhe NBC-ja.

Stormy Daniels, emri i vërtetë i të cilës është Stephanie Clifford, ka deklaruar se kishte firmosur një marrëveshje me përfaqësuesit ligjorë të Trump-it.

Në bazë të marrëveshjes që është nënshkruar para se Trump të shpallte kandidaturën për president të SHBA-ve, aktorja nuk duhej të nxirrte kurrë detaje të lidhjes së saj me Trump-in disa vite më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy