Rritja e fuqisë ushtarake nga ana e Rusisë dhe kundërpërgjigjja nga Perëndimi nuk është thjesht një demonstrim force. Ngjarjet e ditëve të fundit flasin më shumë për një përgatitje për luftë.
“Rusia po e rrit fuqinë e saj ushtarake në kufirin e Evropës, ndërsa Perëndimi përgjigjet me shfaqjen më të madhe të forcës që prej Luftës së Ftohtë. NATO-ja vazhdon përgatitjet për t’u përballur me Vladimir Putin”, shkruan “Daily Mail”. Britania e Madhe po zhvendos trupa, tanke dhe aeroplanë në Estoni për të penguar agresionin rus, ndërsa forcat e Mbretërisë së Bashkuar dhe Rumanisë do të bashkohen në një batalion amerikan në Poloni.
Si pjesë njësisë më të madhe ushtarake në Europën Lindore që nga Lufta e Ftohtë, avionët RAF janë duke u dërguar për të patrulluar hapësirën ajrore rumune për herë të parë. Lëvizjet kanë synim të ndalojnë Moskën për të marrë apo minuar ish –republikat e BS në Europën Lindore, siç bëri me Krimenë dhe Ukrainën. Ndërsa SHBA-ja shpreson që vendet evropiane të organizohen në katër grupe luftarake me 4 000 trupa.
Franca, Danimarka, Italia dhe aleatët e tjerë pritet të bashkohen me të katër grupet luftarake që udhëhiqen nga SHBA-të, Gjermania, Britania dhe Kanadaja për të shkuar në Poloni, Lituani, Estoni dhe Letoni, me forcat që variojnë nga këmbësoria e blinduar deri te dronët.
Kjo rritje e angazhimit ushtarak vjen menjëherë pasi Rusia publikoi fotot e raketës së saj më të madhe bërthamore – Satan 2, e cila ka fuqi disa herë më të madhe se një bombë atomike.
Putin raportohet se ka testuar dje një raketë balistike RS18, çka nënkuptohet si test për të parë nëse raketa mund të mposhtë sistemet e mbrojtjes amerikane. Dhe sot, 130 qendra ushtarake janë vënë në gatishmëri të lartë në Rusi dhe gjashtë vendet përreth, për të testuar aftësinë e rajonit për t’iu përgjigjur sulmeve nga Perëndimi.
NATO-ja pritet të çojë 800 trupa britanike në Estoni për 6 muaj, duke nisur nga maji. Ata do të zëvendësohen nga ushtarë të tjerë nga një tjetër vend anëtar i NATO–s. Tensionet mes mes Rusisë dhe Perëndimit janë përshkallëzuar për shkak të bombardimeve të Moskës ndaj popullsisë civile në Aleppo.
Putin dërgoi një flotë prej tetë luftanijesh ruse nëpërmjet La Manshit për të ndihmuar sulmin mbi qytetin e rrethuar sirian. Por dje, pas presionit nga aleatët të NATOs, Spanja tërhoqi lejen për të lejuar anijet ruse të furnizohem në një nga portet e saj, sepse Moska nuk ishte në gjendje të zotohej se anijet nuk do të përdoreshin për të bombarduar Sirinë. Lev Gudkov, kreu i grupit rus të sondazheve LevadaCenter, thotë se shumica e rusëve besojnë se “Lufta e Tretë Botërore ka filluar”.
“Tani për tani ne jemi ende në fazën e Luftës së Ftohtë, e cila mund edhe të kthehet në një luftë të nxehtë”, tha ai. Putin ka kërkuar vendstrehime të mjaftueshmë për të mbrojtur të gjithë popullsinë e Moskës. Ardhja e luftanije ruse shtesë mbrëmë në Baltik ka ngjallur shqetësim midis anëtarëve të NATOs. Një gazetë ruse citoi një burim ushtarak duke thënë se Serpukhov dhe Zelený Dol ishin të parët e pesë anijeve që do të vendosen aty.



