Greqia do të paraqesë buxheti e 2020-ës gjatë vitit në vazhdim, i cili do të respektojë plotësisht objektivat fiskale të dakorduara me huadhënësit e saj, tha të shtunën kryeministri i sapozgjedhurgrek Kyriakos Mitsotakis.
Duke përshkruar politikat e tij kryesore, Mitsotakis u tha ligjvënësve grekë se buxheti i vitit 2020 nuk do të rrezikojë objektivat e ardhshme fiskale.
Greqia doli gushtin e kaluar nga programet e përshtatjes ekonomike të mbikëqyrur nga huadhënësit e saj, por ka ende nevojë për të përmbushur objektivat fiskale, duke përfshirë një suficit buxhetor parësor, i cili përjashton pagesat e interesit për borxhin e saj, prej 3.5 përqind të prodhimit ekonomik vjetor deri në vitin 2022.



