Antitrupat e Omicron mund të sigurojnë imunitet kundër variantit Delta të Covid

Antitrupat e Omicron mund të sigurojnë imunitet kundër variantit Delta të Covid

Antitrupat e Omicron mund të sigurojnë imunitet kundër variantit Delta të Covid, sugjeron studimi i Afrikës së Jugut.

Studimi, i cili nuk është rishikuar nga kolegët, ekzaminoi 15 persona, disa prej të cilëve ishin të vaksinuar dhe nxori në pah se personat e infektuar me  Omicron zhvilluan një imunitet kundër Delta shkruan Euroneës.

Shkencëtarët më pas morën në studim mostra për të kuptuar nëse ata do të ishin në gjendje të neutralizonin Omicron dhe Delta pas 14 ditësh. Sipas shkencëtarëve, mundësia për të neutralizuar Omicron u rrit 14-fish. Pati gjithashtu një rritje 4.4 herë në aftësinë për të neutralizuar variantin Delta.

“Pjesëmarrësit në këtë studim ka të ngjarë të kenë qenë të infektuar më parë dhe më shumë se gjysma ishin vaksinuar,” thanë studiuesit. “Prandaj, është e paqartë nëse ajo që ne vërejmë është neutralizimi efektiv i tërthortë i virusit Delta nga antitrupat e  Omicron, ose aktivizimi i imunitetit të antitrupave nga infeksioni dhe/ose vaksinimi i mëparshëm.”

Varianti Omicron u zbulua për herë të parë në Afrikën Jugore në nëntor dhe që atëherë është përhapur në mbarë botën. Dy studime nga Mbretëria e Bashkuar, të cilat nuk janë rishikuar nga kolegët, sugjeruan se të infektuarit me Omicron kanë deri në 70 për qind më pak gjasa për tu shtruar në spital sesa personat e infektuar me variantin Delta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy