Shyqyri Myrtollari, i ftuar në studion e MCN Informacion, foli rreth zhvillimeve të fundit që po ndodhin në Partinë Demokratike. Myrtollari u shpreh se nuk e shikon si diçka të gabuar faktin që PD është mbledhur për të folur dhe i vetmi qëllim që duhet të ketë PD është një diskutim konstruktiv për të forcuar partinë për të ardhur në pushtet.
Së pari bie dakord me Alesian, kauzat janë të drejta, janë kauza që duhet ta kishin rrëzuar qeverinë dhe e dyta dhe nuk bie dakord me, ne nuk po dalim që të vendosim direkt në krye Sali Berishën, direk pas rrëzimit të qeverisë, është detyrë qytetare për të reaguar dhe protestuar, frymët e reagimit janë goditur dhe qytetarët kanë frikë të protestojnë.
Bie dakord tek fakti se Partia Demokratike nuk ka fraksione brenda saj dhe e shikojë si gjë normale, por është mënyra si është pasqyruar në media, do të ishim jashtë normales po të mendonim që punët mund të bëheshin më mirë, nuk e shikojë diçka të gabuar që disa demokrat janë mbledhur për të folur, i vetmi qëllim duhet të jetë një diskutim konstruktiv për të forcuar PD-në, për të ardhur në pushtet, duhet të bëhej më para për të forcuar PD-në.
Në radhë të parë, PD duhet të hartoj një plan të përbashkët me qëllimin që të gjithë ata që janë kundër Qeverisë Rama të, bashkohen të gjithë së bashku për të kundërshtuar dhe luftuar qeverinë aktuale, dhe kjo ka një kosto që është egoja personale që duhet luftuar për të arritur qëllimin e përbashkët.
Më tej Myrtollari shtoi
Nuk kam parë dikë që të dali të shpalli kandidaturën e tij si Ali Mehmeti, si Salianji, PD nuk do të thotë se nuk i ka marrë në konsideratë, Mehmetit i është besuar një detyrë e rëndësishme në Bashkinë e Tiranës, ndërsa Salianji ishte drejtues politik i Elbasanit, përpara se të kryente dënimin, PD ka vërtetë figura që kanë potencial për të qenë drejtues të ardhshëm të PD.
Sali Berisha i ka lënë figurat e tjera në hije, pasi po diskutohet nëse do jetë në krye të PD në vazhdim.
Lëvizjen e Salinjanit nuk e shoh si lëvizje për të marr kryesin e PD por e shoh lëvizje për diskutuar.
Nuk ka një riorganizim është vetëm një program për çështjen e analizës, duhet të nisi sa më shpejtë duhet të jetë e mirëdetajuar për të parë se çfarë duhet të përmirësojnë.
PD ka nevojë të jetë alternativë për votuesin që të arrij një front opozitar për t’u votuar nga qytetarët.



