Holanda dhe Austria heqin të gjithë kufizimet e udhëtimeve me Shqipërinë

Holanda dhe Austria heqin të gjithë kufizimet e udhëtimeve me Shqipërinë

Holanda ka hequr të gjitha kufizimet për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike që udhëtojnë drejt saj duke filluar nga data 24 Qershor 2021. Udhëtarëve nuk do t’u duhet më as test Covidi dhe as certifikatë vaksinimi për të shkuar drejt këtij destinaioni.

I vetmi kriter për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në Holandë është të plotësojnë Formën e Deklaratës së Shëndetit.

Më herët edhe Austria njoftoi heqjen e të gjitha kufizimeve të udhëtimeve me Shqipërinë. Lajmi është bërë i ditur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, i cili pohon se pasagjerët mund të udhëtojnë lirisht drejt Austrisë duke nisur nga dita e nesërme.

Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 qershor 2021”, thuhet në njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy