Rrisnin dy fëmijë autikë, vendimi tragjik i dy prindërve në Australi (FOTO)

Rrisnin dy fëmijë autikë, vendimi tragjik i dy prindërve në Australi (FOTO)

Dy prindër së bashku me dy fëmijët e tyre autikë janë gjetur të vdekur në Davidson, Sidnej, Australi. Mediat e huaja shkruajnë se viktimat janë Fernando Manrique, 44 vjeç, gruaja e tij, Maria Claudia Luts, 42 vjeç, dhe dy fëmijët Elisa dhe Martin, përkatësisht 11 dhe 10 vjeç. Të dy fëmijët vuanin nga një formë e rëndë e autizmit.

Policia po heton në pistën e vetëvrasjes së familjes me origjinë nga Kolumbia. Dyshohet se ata janë vetëhelmuar, pasi në shtëpi nuk janë gjetur gjurmë të tjera, ndërsa trupat e viktimave nuk kishin asnjë shenjë dhune.

Dy bashkëshortët mësohet se kishin mosmarrëveshje të mëdha lidhur me mënyrën e rritjes së dy fëmijëve, të cilët nuk mund të flisnin.

Policia shkoi në shtëpinë e tyre për verifikim, pasi dy prindërit munguan në punë dhe fëmijët në shkollë.

Agjentët e policisë i gjetën të vdekur dy prindërit, fëmijët dhe qenin e familjes.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy