Raporti për lirinë e medias, Shqipëria zbret me shtatë vende (VIDEO)

Raporti për lirinë e medias, Shqipëria zbret me shtatë vende (VIDEO)

Në raportin e fundit të publikuar nga “Reporterët pa kufij”,  Shqipëria renditet në vendin e 82-të, ndërsa kanë listuar po ashtu një sërë problemesh që ndesh aktualisht gazetaria shqiptare. Kësisoj, Shqipëria zbret me shtatë vende në indeksin botëror të lirisë së medias, gjatë vitit 2018.

Sipas raportit, media sulmohet vazhdimisht nga qeveria dhe krimi i organizuar dhe synojnë t’i frenojnë nga investigimi i korrupsionit.

“Sulmet ndaj medias si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar arritën në një nivel të paprecedentë në 2018.

Gazetarët iu nënshtruan fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit.

Politikanët, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i quajnë gazetarët ‘kazan’ dhe prodhues lajmesh të rreme.

Kryeministri ka propozuar një ligj që ka për qëllim të forcojë kontrollin e shtetit mbi median elektronike dhe, siç thonë kritikët, të kufizojë aksesin tek lajmet dhe informimi.

Një raport i përbashkët i publikuar nga ‘Reporterët pa Kufij’ dhe BIRN, në mars të vitit 2018, nxori në pah një numër kërcënimesh që i janë bërë medias në Shqipëri.

Raporti gjeti se standardet rregullatore të medias po manipulohen në favor të interesave të qeverisë dhe pronësia e mediave televizive është përqendruar në duart e pak biznesmenëve të mëdhenj.

Kjo ka krijuar një situatë në të cilën vetë-censura është gjerësisht e përhapur dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale”, thuhet në raportin e ‘Reporterëve pa kufij’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy