Nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Arsimin dhe Mjetet e Informimit Publik, deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza, ka deklaruar në një intervistë për Tema TV se politika shqiptarë duhet të lërë pas mentalitetin e vjetër të batutave që vlejnë vetëm për politikën e ditës por t’i kthehet qytetarëve. Peza, ka analizuar me detaje zhvillimet e fundit brenda mazhorancës, ku ka shpalosur një qasje ndryshe si për reformat por edhe performancën e qeverisë.



