Bregu: Dumani nuk merr urdhra nga politika, SPAK ka një mbështetje të madhe nga qytetarët (VIDEO)

Bregu: Dumani nuk merr urdhra nga politika, SPAK ka një mbështetje të madhe nga qytetarët (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu në MCN Live ka komentuar për punën e SPAK dhe Dumanit në veçanti për të cilin u shpreh se e vlerëson punën e tij si një prokuror special dhe se nuk e beson se ai është i kapur nga politika.

Ai tha se sa i përket hetimit të politikanëve është vërtete e vështirë sepse ngrihet akuza por duhet provuar, teksa theksoi se sot SPAK ka një mbështetje të madhe nga qytetarët.

Ka një problem, shoh që një pjesë e madhe kanë vërejtje ndaj SPAK dhe Dumanit personalisht, unë kam një tjetër qasje. E vlerësoj punën e tij si një prokuror special dhe e besoj kur dikush ngre diskutime ndaj punës së Dumanit, i kuptoj mirë dhe kritikat, por në qasjen e të gjithë veprimtarisë së tij që ai kryhen ne kemi parë një ndryshim shumë të madh në këtë vend. Nuk besoj se Dumani është i kapur nga ndonjë politikan, se besoj se ai merr urdhra nga politika për një veprim apo për një tjetër.

E  kam fjalën për Dumanin, nuk mendoj se ka një histori të tillë. Sa i përket pastaj mënyrës së disa çështjeve të veçanta mendoj se në këtë lloj forme e ka parë të arsyeshme Dumani, se di se në cilën pikë, por ai e tha qartë se ne do i shohim politikanët, por me ata ka një vështirësi sepse ti e nge akuzën por duhet ta provosh dhe duke qe se kjo është shumë e vështirë i çon pastaj në shpërdorim detyre. E kam bindjen që vlera që aktualisht ka SPAK është e lartë dhe ka një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy