
Një përleshje mes deputetëve ka shpërthyer në parlamentin e Ganës gjatë një seance natën vonë për një taksë të diskutueshme të propozuar nga qeveria për transaksionet elektronike.
Deputetët goditën njëri-tjetrin me grushte, ndërsa të tjerët kanë tentuar të ndalojnë përleshjet.
Kaosi filloi pasi deputetët e opozitës nxituan për të parandaluar zëvendëskryetarin Joseph Osei Owusu që të largohej nga vendi i tij për të votuar, raportojnë mediat lokale.
Ai drejtonte seancën, e cila më pas u shty për shkak të mosmarrëveshjeve.
Kongresi Kombëtar Demokratik (NDC) i opozitës ka hedhur poshtë taksën e propozuar prej 1.75% për transaksionet elektronike, që përfshin pagesat me celular.
Ai thotë se do të godasë njerëzit me të ardhura të ulëta dhe ata jashtë sektorit zyrtar bankar.
Por Ministri i Financave, Ken Ofori-Artta thotë se është e nevojshme të zgjerohet rrjeti i taksave, duke argumentuar se ai mund të mbledhë një shtesë prej 6.9 miliardë cedi ganeze (1.15 miliardë dollarë; 870 milion £) vitin e ardhshëm.
Seanca parlamentare filloi të hënën në mëngjes dhe u ndërpre pas mesnate, shkruan gazeta lokale Graphic.
https://t.co/2MfiE3WxTj pic.twitter.com/teU56PmyeM
December 21, 2021
Shumë ganezë kanë shprehur zhgënjim për sjelljen e deputetëve të tyre, duke thënë se ata duhet të jenë modele – jo të sillen në mënyrë të papjekur.
Vota e nënkryetarit u pa si vendimtare pasi parlamenti ishte i ndarë mbi taksën e propozuar.



