Avokati më i rëndësishëm i Shqipërisë për integrimin në familjen europiane mbetet Italia, një gjykim të cilin Kryeministri Edi Rama e ka artikuluar në prani të homologut të tij Paolo Gentiloni në një konferencë të përbashkët në shtetin fqinj.
Por sipas kryeministrit shqiptar, dyert e negociatave duhet të hapen sa më parë nga BE, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë vendet e ballkanit.
“Italia nuk është vetëm një partner strategjik, por edhe një vend që i ka qëndruar dhe i ka dhëne shumë Shqipërisë. Ka ofruar mbështetjen e saj në vijimin e procesit të Berlinit. Sepse Italia ka qenë dhe është avokati më i rëndësishëm i Shqipërisë në BE. Ne mendojmë se jemi gati për hapjen e negociatave, pasi kemi bërë gjithçka na ishte vënë si detyrë shtëpie. Kam bindjen se me mbështetjen e Italisë dhe të vendeve të tjera partnere të përshpjetohet ky proces dhe vitin tjetër më në fund të hapim negociatatat. Dhe Italia ka meritë të veçantë në këtë drejtim”, deklaroi kryeministri.
Një tjetër çështje sensitive që është prekur nga kryeministri ka qenë ajo e luftës kundër kanabisit në vend, nga ku Rama ka falënderuar kreun e qeverisë italiane Gentiloni për mbështetjen e dhënë.
“Mendoj se kjo është vizita e parë bilaterale e kryeministrit Rama jashtë vendit, pas konfirmimit të tij si kryeministër, ndaj dua ta uroj atë në këtë mandate të ri qeverisës. Italia është një partner kryesor për Shqipërinë, kemi biznese italiane të vendosura në Shqipëri, por ajo çfarë duhet të bëjmë në këtë fushë është të intensifikojmë më tej raportet tona, ndaj duhet të bëjmë më shumë për përfaqësonin tonë atje”, tha Rama.



