
KFOR-i do të largojë sot kamionët e dëmtuar, që u vendosën në lokacionin e quajtur "Përroi i Zhazhës".
Sakaq, Policia e Kosovës bën me dije se rruga Mitrovicë-Jarinjë do të mbyllet dy orë në mesditë për arsye sigurie.
Për shkaqe pune dhe sigurie, nga mëngjesi një korsi e rrugës mbyllet për qarkullim, përderisa në mesditë përreth dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë - Jarinje, deri sa të largohen mjetet e rënda, për t’u mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve”.



