Lihen në burg shokët e Aldi Ramës, avokati: Vendim i padrejtë, iu bindën policisë

Lihen në burg shokët e Aldi Ramës, avokati: Vendim i padrejtë, iu bindën policisë

Gjykata ka lënë në burg dy shokët e 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili vrau nënkomisarin, Saimir Hoxha. Mësohet se trupa gjykuese ka dhënë masën “arrest me burg pa afat” për Kristian Sherin dhe Armando Markun.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar më dyer të mbyllura e cila zgjati rreth 2 orë, dy të rinjtë nuk kanë folur para togave të zeza, por vetëm avokatët e tyre të cilët kanë kërkuar një masë më të butë me pretendimin se ata kanë bashkëpunuar me policinë dhe se nuk ka element të veprës penale.

Por pasi dëgjoi palët, gjyqtarja Elsa Ulliri, pranoi kërkesën e prokurorit Ylli Pjeternikaj dhe vendosi masën e sigurisë "Arrest në burg" për Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, për veprat penale "Moskallëzim Krimi".

Në përfundim të seancës gjyqësore avokati Gjon Huri e cilësoi vendimin e padrejtë, duke akuzuar organet e drejtësisë se po mbrojnë veprimet paligjshme të  policisë.

Madje ai thotë se dy të rinjtë ndihmuan policinë për të vënë në ambulancë të plagosurin, Saimir Hoxha, i cili ndërroi jetë më vonë. Për më tepër avokati deklaroi se Policia ka pjesën e vetë të fajit për vrasjen, pasi pretendon se policët ishin pa shenja dalluese në uniformë.

Këtyre dy të dyshuarve gjyqin ua keni bërë ju mediat. E vërteta qëndron se policia ka pjesën e vet për shkak të cilëve ka humbur edhe një oficer i nderuar. Momenti që ka ndodhur ngjarja policët kanë qenë pa kurrë farë shenje dalluese. Tani mediat, ju dhe gjykatat mundoheni të mbroni vendimet e paligjshme të policisë. Pretendimet e prokurorisë janë se dy të mbrojturit prej nesh kanë kryer veprën penale të moskallëzimit të krimit. Ngjarja ka ndodhur në prezencë me policinë, nuk kanë pasur lidhje me vrasësin. Këta po të kishin lidhje, do të kishin ikur me ata, por kanë ndihmuar policinë për të vënë në ambulancë personin e plagosur. Jemi para faktit që dy të mbrojturit prej nesh nuk kanë kryer asnjë vepër penale,” tha ai.

Dy të rinjtë ishin në një automjet me 21-vjeçarin Aldi Rama në zonën Kune-Vain të Lezhës në momentin kur tre efektivët e policisë, mes tyre edhe Saimir Hoxha i ndaluan për kontroll. Kristian Sheri dhe Armando Marku iu bindën urdhrit dhe zbritën nga automjeti, ndërsa Rama nuk e bëri një gjë të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy