Andoni: Nëse SPAK do kishte kaq interes për zgjedhjet duhet të përgjigjej për dosjet e Durrësit e Dibrës

Andoni: Nëse SPAK do kishte kaq interes për zgjedhjet duhet të përgjigjej për dosjet e Durrësit e Dibrës

Kryeministrit Rama dhe çdo funksionari të administratës do t’u ndalohet çdo postim me përmbajtje elektorale në profilet zyrtare në rrjetet sociale.

Në seancën publike të së martës KQZ miratoi rregullat për përdorimin e rrjeteve sociale dhe medias online nga institucionet publike gjatë periudhës zgjedhore.

Analisti Ben Andoni tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se është një zgjidhje e drejtë, megjithëse jo thelbësore për mënyrën si manovrohet me zgjedhje në Shqipëri.

Duke vijuar Andoni tha se nëse SPAK do të kishte kaq interes për zgjedhjet duhet të jepte përgjigje për ato dy dosjet e mëdha të zgjedhjeve të kaluara, të Durrësit dhe Dibrës.

Besoj që gjatë kësaj kohe shtabet e dy partive kryesore duhet t’i kenë gjetur elementet e tyre për t’u penetruar dhe t’iu shmangur këtij elementi. Megjithatë funksionarët e partive, zyrtarët e dinë pak a shumë që do ketë penalitetet ato prapë vazhdojnë dhe besoj se do të gjejnë justifikime dhe për aktivitetet që janë me Ramën sepse pushtetin kryesor lokal e kanë socialistët.

Mendoj se zgjidhja është e drejtë, megjithëse nuk është thelbësorë për mënyrën si manovrohet me zgjedhjet tona.

Ka realitetin ku gjenden të tre forcat kryesore. Dua ta quaj forcë, jo politike, por forcë që ndikon në jetën e vendit, dhe SPAK. SPAK këtë vit ka zgjedhjet dhe mesa shoh ata janë të përfshirë direkt që ky institucion të vazhdojë, që ky institucion të ketë jetë dhe madje të ketë këtë strukturë që është tani. Këtë vit mbaron mandati i Dumanit dhe sa shohim atij i duhet dhe një mandat tjetër, për arsyen që do të çojë punën para. E kam thënë dhe një herë tjetër që brenda është interesi personal që e ka çdo njeri, që në të ardhmen, mos u çudisni që dhe ai të katapultohet në politikë. Ose në një nga postet e vendit, siç është posti i presidentit.

SPAK nëse do të kishte kaq interes për zgjedhjet duhet të jepte përgjigje për ato dy dosjet e mëdha të zgjedhjeve të kaluara, të Durrësit dhe Dibrës që ngelën jetime.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy