Struktura e re për funksionimin e sistemit gjyqësor, nisi nga 1 shkurti 2023, fillimisht me funksionimin e një gjykate të vetme të Apelit në Tiranë, pas shkrirjes që iu bë 6 gjykatave të Apeleve në rrethe.
Lidhur me këto ndryshime dhe hartën e re gjyqësore, avokati Redon Meksi në MCN Live u shpreh se problem sot mbetet fakti se nuk po funksionojnë më gjykatat. Ai tha se qytetari nuk ka më sot akses në drejtësi.
Përveç hartës së re gjyqësore dihej që do përfundonte në këtë pikë. Opinioni publik sheh si drejtësi sot vetëm SPAK, por problemi nuk është te SPAK dhe te ata që arrestohen por problemi është se qytetari i thjeshtë nuk po bën dot më gjyq. Këtu nuk funksionon më gjykata, sot ato nuk janë vetëm penale, problemet e njerëzve janë civile dhe administrative. Sot shkon dorëzon kërkesë padinë dhe pas 6 muaj mezi të del data për seancën e parë, dhe pastaj seanca e dytë mund të dalë pas 6 muajsh të tjerë, pra ikën viti. Ky është problemi, nuk ka më akses në drejtësi qytetari dhe detyrohet pastaj ti drejtohet rrugëve të tjera sepse nuk ka rrugë tjetër.
Më tej ai shtoi se problemi më i madh janë gjyqtarët e rinj, ndërsa theksoi se një nga shkaqet kryesore të shpopullimit është drejtësia.
Ne duhet të mësojmë të dëgjojmë se kur u bë reforma në drejtësi dolën pak njerëz që dolën kundër kësaj reforme se panë qartë se kjo lloj reforme e dinte se do sillte këtë përfundim që ne kemi sot. Njëherë e një kohë ne nxirrnin 5-6 gjyqtarë në vit, ndërsa sot 50-60, pra ka rënë bie cilësia. 400 studentë juridiku në vit nxjerr 60 gjyqtarë, por kjo është absurde. Problemi më i madhe janë gjyqtarët e rinj. Pastaj flasim për shpopullim, drejtësia për mua është një nga shkaqet kryesore të shpopullimit. Të vish ti nga Tropoja të bësh gjyqin disa herë brenda vitit, zgjedh të mos vish fare sepse nuk të del as llogaria, as paraja, as koha. Pastaj kjo puna e pensioneve është gjëja më e turpshme, dhe kjo dhe nga faj i shtetit. Në kohën e Enverit ishin të gjithë në punë, ndërsa administrata kërkon prova që në vitet ‘80 ke qenë në punë. Turp të mbash njerëzit peng duke mos i dhënë paratë që kanë punuar.
Meksi tha se sot që flasim 1500 dosje ka një gjyqtar, prandaj sipas tij si mund të pretendosh se do marrë fund ky fluks i madh dosjesh, kur ata as nuk i lexojnë fare.
Sot në gjykatën e Tiranës nuk ka më njerëz sepse nuk zhvillohen gjyqet dhe dosjet rrinë dhe flenë aty. Ka forma të tjerë si mund ta rregullosh, mund të marrim avokatët me eksperiencë dhe ta bëjmë gjyqtar, mund ta kalosh dhe në veting. Sot ka korrupsion në drejtësi sepse ka avokat sekser, le të bëhet vetingu.
I pyetur për taksimin e profesioneve të lira, Meksi tha se shteti ëhstë duke taksuar trurin e Shqipërisë dhe në këtë mënyrë po i largon nga vendi.
Ky është sulm ndaj shtresës së mesme. Janë njerëz që ja kanë dalë vetë dhe ti shkon dhe i takson këto profesione të lira, pra ti po punon për ti larguar nga vendi, po takson trurin e Shqipërisë.



