
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Skënderbeut dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 25-të në Superiore.
Pas 45 minutave të para, korçarët kryesojnë 1-0. Në minutën e 37-të, ishte Dean Lico, që shndërroi në gol një penallti të fituar nga Rashica, pas prekjes me dorë nga Sembene në zonë.
Në Partizan i qetë në këtë pjesë të parë, ndërsa do të kërkojë të reagojë në pjesën e dytë, për të kthyer rezultatin në favor.



