
Ministrja e kulturës Elva Margariri ditën e djeshme bëri analizën e punës për vitin 2022, për atë që është arritur dhe foli për projektet e vitit 2023
Lidhur me këtë deputetja e PD-së, Ina Zhupa e ka konsideruar si ministrinë e Kulturës sot në ditën e saj më të zezë, ndërsa thekson se dhe në këtë vit të ri na presin koncesionet për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore.
Ajo përmendi të parin koncesionin për Amfiteatrin e Durrësit, ku u shpreh se është për të ardhur keq që ministrja kulturës i konsideron rrënoja ato të cilat janë historia dhe identiteti ynë. Sipas saj, shumë vende që si kanë këto mundohet ti krijojnë, ndërsa ne i kemi dhe i shkatërrojmë përmes koncesioneve.
Realiteti nuk ka lidhje me propagandën e prezantuar nga Ertv. Ministria e kulturës është sot në ditën e saj më të zezë sepse për herë të parë në historinë shqiptare Butrinti u dha me koncesion. Por kjo ishte për vitin 2022 dhe për këtë ne jemi në një betejë me gjykatën kushtetuese. Por çfarë na pret në 2023, na pret i njëjti model, koncesionet dhe shkatërrimi i trashëgimisë kulturore. I pari dhe më i rëndësishmi është koncesioni i Amfiteatrit të Durrësit i cili jo vetëm do të shkatërrojë shtëpitë dhe banesat e qytetarëve përreth aty, por për herë të parë një ministre kulture i lejon vetes të thotë që ne nuk na duhen rrënojat, gjetjet, por na duhen pallatet se fëmijët tanë do jetojnë në pallate. Pra i konsideron rrënoja, ndërkohë që ajo është historia, identiteti, që ato vende që si kanë i krijojnë, ndërsa ne i kemi dhe i shkatërrojmë duke i dhënë me koncesion.
Më tej ajo u ndal në një tjetër koncesion që është Pallati brigadave, i cili sic shprehet Zhupa është i rëndësishëm sepse ka një pjesë të historisë së Shqipërisë, por përveç asaj që simbolizon si godinë apo mbretëri, këta nuk pranojnë të i rikonstrukturohet, por thonë se ka lagështirë dhe duan që ta japin me koncesion.
Brenda zonës së mbrojtur të pallatit të brigadave duan të ndërtojnë një hotel gjasme me pretekstin që të akomodohen personalitetet kur vijnë në Tiranë, ndërkohë që në kryeqytet ka mjaftueshëm hotele për akomodimin e personaliteteve të huaj që na vizitojnë. Por këtu nuk pyeten ekspertët apo arkeologët, kur ne fakt këto duhet të jenë çështje ndërkombëtare dhe jo politike. Në të tilla raste duhet të flasin ekspertët dhe të heshtë politika, sepse dua që djali im që jeton në këtë vend të dije se kjo është një gjë e bukur. Edhe në këtë rast nuk janë pyetur ekspertët e pavarur, merren institucionet që janë në varësi të ministrisë dhe ato për të ruajtur vendin e tyre të punës, japin një opinion në varësi të interesave klienteliste që ka Rama apo ministrja e kulturës. Institucionet janë ato që certifikojnë këtë lloj masakre që po mundohet ti behët kësaj trashëgimie.



