Protesta e fermerëve në Maliq, Muço: Respektuam ligjin, por policia pati një sjellje rrugaçësh (VIDEO)

Protesta e fermerëve në Maliq, Muço: Respektuam ligjin, por policia pati një sjellje rrugaçësh (VIDEO)

Ka ngjallur shumë diskutime sjellja e policisë në protestën e djeshme të fermerëve të Maliqit. Bujar Muço, sekretar i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, tha në studion e MCN TV, se protesta ishte paralajmëruar sipas rregulloreve në fuqi, tre ditë para se të mbahej.

Ne u drejtuam në komisariatin e Maliqit, dërguam një kërkesë të premten, për t’i vënë në dijeni për protestën. Gjykata Kushtetuese ka miratuar një ligj që grupet e interesit si shoqatat e biznesit vetëm vënë në dijeni, nuk marrin leje, për protestat. Ne kemi qenë tre ditë përpara në komisariat. Fillimisht gjetëm mirëkuptim, më pas na u anulua për shkak të mjeteve bujqësore me justifikimin se jemi në sezonin turistik. Zona e Korçës ka sezon turistik edhe në këtë sezon ndaj ne zgjodhëm të hënën dhe jo një ditë fundjave. Ne gjetëm një rrugë dytësore, një aks ku pozicionuam mjetet. Por policia erdhi dhe përdori dhunë e fyerje. Ne u detyruam të largoheshim pa përcjellë mesazhin e protestës.

Muço tha më tej se protesta kishte si synim të ndërgjegjësonte qeverinë për gjendjen në të cilën ndodhen fermerët.

Ata përdorën fjalor fyes, duke u sjellë jo si drejtues, por me një sjellje rrugaçësh. Fermerët janë në të drejtën e tyre. Ne kërkonim një demonstrim paqësor për t’u treguar se edhe këta fermerë kanë mjete si fermerët e rajonit dhe duhet të trajtohen si të tillë. Kërkuam që autoritetet të kontrollojnë produktet kontrabandë që hyjnë në tregun tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy