Rusia: NATO, bashkëpunëtore në krimet e luftës së regjimit të Ukrainës

Rusia: NATO, bashkëpunëtore në krimet e luftës së regjimit të Ukrainës

Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO), është bashkëpunëtore e krimeve të kryera nga regjimi i Kievit.

Kështu tha të premten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

NATO është bashkëpunëtore e krimeve të regjimit të Kievit.

Është ky mesazhi i shkruar nga diplomatja ruse në kanalin e saj Telegram, duke komentuar vërejtjet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se aleanca kishte rritur ndjeshëm prodhimin e pajisjeve dhe municioneve të epokës sovjetike, për të cilat Ukraina ka nevojë, në Europën Lindore.

Siç raporton Tass, Stoltenberg ka deklaruar më herët se dyert e aleancës mbeten të hapura për Ukrainën, duke theksuar se vendimet e vendeve anëtare të NATO-s për të dërguar sisteme të ndryshme të armëve në Ukrainë duhet të merren në nivel kombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy