
Rreth 23 vjet pas zbulimit të lidhjes së faktorit gjenetik me depresionin, dhe pas identifikimit gjatë dy dekadave të fundit të disa variablave të tjerë gjenetikë që lidhen me çrregullimet depresive, një studim i gjerë i botuar në “American Journal of Psychiatric”, e hedh përfundimisht poshtë një lidhje të tillë.
Në fakt, studimi tregoi mungesën e lidhjeve statistikisht të rëndësishme midis 18 gjeneve kryesore të identifikuara të paktën dhjetë herë në studimet kryesore me depresionin.
Studimi i kryer në Kolorado, për herë të parë përdori një bankë të dhënash me gjenomë nga kampione të marra nga 620 mijë njerëz.
Rezultatet janë të qarta: nuk është gjetur asnjë dëshmi shkencore që lidh gjenet e studiuara me depresionin.
Pra me aq njohuri sa ka shkenca deri tani, nuk ekziston asnjë garanci se një person do të vuajë nga depresioni, bazuar kjo në karakteristikat e një ose më shumë gjeneve. "Ne jemi larg njohjes së marrëdhënieve ndërmjet gjenetikës dhe depresionit, ndërkohë që mjedisi duket se luan një rol themelor", thotë psikiatri Massimo Cozza, drejtor i Departamentit të Shëndetit Mendor të ASL Roma 2, një nga më të mëdhenjtë në Itali.



