
Një kufomë e dekompozuar është gjetur mëngjesin e sotëm në breg të detit në Zvërnec.
Banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë policinë sapo konstatuan se deti kishte nxjerrë në breg një trup pa jetë.
Mësohet se kufoma i përket seksit mashkull.
Pritet që hetimet të bëjnë të mundur identifikimin dhe zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.



