SPAK ka kryer kontroll te 6 persona në lidhje me hetimin për pronat e ushtrisë. Gazetari Arsen Rusta raporton për Mcn Live se kontrolle janë kryer ndaj biznesmenit Artan Dulaku, ish-deputeti Bardhyl Kollçaku, dhe administratorit aktual të OSHEE-së Enea Karakaçi.
"Është një çështje nën hetim dosja e pronave të ushtrisë. Nëpërmjet vendimit të sekuestros dhe vendimit të kontrollit të banesave dhe zyrave oficerët e BKH po vlerësojnë këto prova, ndërsa nuk përjashtohet që në ditët në vijim të ketë një proces pyetjesh ndaj 6 personave që është ushtruar kontroll, mes tyre biznesmeni Artan Dulaku, ish-deputeti Bardhyl Kollçaku dhe Enea Karakaçi, administratori i OSHE aktualisht, por gjatë kohës që zhvillohet ky hetim dhe dyshohet se është shkelur ligji përmes një kontrate tjetërsimi dhe marrje me qira të pronës, e përkatësisht Portit të Limionit ka pasur një funksion që konsiderohet i rëndësishëm në këtë kontratë. Është edhe ish-drejtorja e kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes, kur ministre ka qenë Olta Xhaçka që po hetohet".



