Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen nga Italia dhe Austria dy persona

Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen nga Italia dhe Austria dy persona

Ekstradohen drejt vendit tonë dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, njëri nga Italia i dënuar për shtrëngim për dhënie pasurie dhe tjetri nga Austria, i dënuar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali dhe në Austri, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Shqipëria në Itali, të shtetasit italian R. B, i dënuar në vitin 2014, nga Gjykata e Savonas, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për shtrëngim për dhënie pasurie.

U ekstradua nga Vjena, në Shqipëri, shtetasi N. A., 26 vjeç, i lindur në Bulqizë, i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Elbasanit, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

26-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me burgim, rreth 2 vjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy