
Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në Itali. Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, së bashku me bordin drejtues kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i klubit torinez.
Përveç Agnellit, pjesë e bordit të drejtorëve të Juventus janë edhe Pavel Nedved, Maurizio Arrivabene, Laurence Debroux, Massimo Della Ragione, Kathryn Fink, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio, Giorgio Tacchia dhe Suzanne Heywood, të cilët gjithashtu kanë dhënë dorëheqjen.
Klubi italian po kalon momente të vështira në aspektin menaxherial dhe sportiv. Vitet e fundit kanë qenë zhgënjyese për tifozët e bardhezinjve, ndërkohë që sot ka ardhur dorëheqja e drejtuesve të lartë.



