
Deputeti demokrat Arbi Agalliu në një intervistë për MCN Live komentoi lidhur me aksionin e nisur nga Berisha për të cilin u shpreh se opozita nuk duhet të bëjë gabimet e të shkuarës. Ai tha se është kundër bllokimit të institucioneve kushtetuese dhe se nuk duhet të japin shfaqje të cilat i kanë kundërshtuar më herët.
Sipas tij, PD duhet të shkëputet nga mendësia e vjetër politike, ndërsa theksoi se ajo për të cilën ka nevojë kjo politikë është fryma dhe alternativa.
Media do duhet të mos bjerë pre e diskutimeve, ka një Parti Demokratike. Dje kam qenë në seancën plenare ka pasur një aktivitet të një grupi kolegësh të tjerë të njohur si lidhje e përbashkët e tyre nuk i jam bashkuar asaj mbledhje sepse kam vendosur ti qëndroj linjës ku SHBA, BE kërkuan të ndaheshin njëherë e mirë nga e shkuara e saj korruptive dhe kemi pritur të mbarojë mbledhje e kolegëve ku për një pjesë të tyre patjetër që kam konsideratë për një pjesë tjetër ngre pikëpyetje pse i bëjnë këto akte që deri dje i kundërshtonin me forcë. Mbledhja nuk përfundoi asnjëherë sepse shkoi në bllokimin e seancës dhe të gjithë e panë se çfarë ndodhi. Besoj se politika shqiptare, sidomos opozita të mos bëjë gabimet e të shkuarës, ajo duhet të nxjerr mësime nga e kaluara e vete. Fatkeqësisht nuk kemi qarkullim të elitave dhe janë po ata njerëz që vërtiten vazhdimisht që unë personalisht nuk i mbështes.
Më tej ai u shpreh se patjetër që kjo qeveri e korruptuar me probleme të jashtëzakonshme me drejtësinë shqiptare këto të gjitha të marra sëbashku nuk duhet të na fusin ne në kurthin e bojkotit apo çdo skenari tjetër që nuk shkon me aspiratën e Shqipërisë për tu integruar në BE.
Besoj se opozita e ka vendin në parlament aty ku bëhet debati, pastaj ajo që qeveria bën do e quaja njëlloj totalitarizmi ku të gjitha hapësirat ja ka zënë, por kjo nuk do të thotë që ne të japim shfaqje që janë dënuar publikisht nga qytetarët shqiptarë dhe besoj e sot shqiptarëve u mungon fryma dhe alternativa. Sot ne kemi një kryeministër që ka që në ‘98 që është në pushtet, si ministër kryetar bashkie dhe kryeministër. Rezultatet e kësaj qeverie njihen botërisht për dëmin që i kanë sjellë sot Shqipërisë, nga ana tjetër kemi një dyshe klasike Metën- Berishën dhe ajo që kërkoj është se kushdo që ka mundësi të bëj diçka të vijë në ombrellën e PD apo të partive të tjera dhe të ofrojë një alternativë tjetër. Prandaj kërkoj qarkullimin elitave dhe shkëputjen nga mendësia e vjetër e politikës shqiptare.
Agalliu tha se ajo që kërkohet sot në 2023 është fryma dhe alternativa dhe kjo arrihet me integritet. Sipas tij, ata sot duhet të bashkohen të gjithë bashkë për një aksion opozitar, por ai duhet të ketë një moral politik me ata që i duan të mirën këtij vendi.
Askush nuk përjashtohet nga aksioni opozitar, të gjithë e kanë derën e hapur në PD. Berisha nuk ka njeri sot që se kupton këtë gjë dhe s’ka të bëjë me Berishën si individë, por sot kemi të bëjmë me një veto të superfuqive botërore për të qenë partner apo jo dhe nuk besoj se kjo ha diskutim. Mos të harrojmë se dolëm nga zgjedhjet lokale, dhe fatkeqësisht PD apo opozita pati atë rezultat që pati. Kjo tregoi se qytetarët nuk pranojnë imoralitete.



