Gazetari Sokol Bregu tha në Mcn Live se aktiviteti i Ergys Agasit nuk ka qenë vetëm te AKSHI, por edhe te Hipotekat e institucione të tjera. Bregu vë në dukje se ndaj Agasit ka një procedim të ndarë në lidhje me Kadastrën. Bregu thotë se rrëmbimi i Gerond Meçes është kryer në bashkëpunim me grupin kriminal të Çopjas. Po ashtu gazetari dyshon se nga zyrat e Agasit kanë rrjedhur dokumente kundër Ilir Beqjas.
I pyetur në lidhje me bllokimin e faqes së Kadastrës, Bregu thotë:
“Nuk i fshijnë dot se aty lë gjurmë. Ka edhe një histori tjetër, që ka një procedim në lidhje me Kadastrën, ku lidhet sërish Ergys Agasi, por ky është i ndarë nga ky procedim. Prokurori ka vepruar me shumë kujdes për të mos i ngatërruar në të njëjtën dosje. Aktiviteti i Agasit s’është vetëm AKSHI, janë Hipotekat e me radhë. Procedimi është ndarë në 3, pjesa e parë është AKSHI. Bledar Maksuti është prokurori më cilësor i SPAK-ut dhe ka gjithandej prova të mjaftueshme për të bindur cdokënd për fajësinë e tyre.
Rrëmbimin e fundit ai e ka bërë në bashkëpunim me grupin kriminal Çopja. Vetëm në para dixhitale SPAK-u i ka kapur 10 milionë euro, me një perandori financiare jashtëzakonisht të madhe. Edhe lidhjet që SPAK ka bërë të personave që i kanë hequr në mënyrë të paligjshme lirinë Meçes, janë në lidhje me Çopjat. Jo të gjithë grupet kriminale i ka miq, ka edhe armiq, që u ka bërë dëm. Një dyshim i arsyeshëm më çon edhe te Ilir Beqja. Ndonjë dokument të Beqes për fajësinë e tij ka rrjedhur nga zyrat e Agasit. Ka ndihmuar në hetimet e SPAK-ut në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.
E di që Ergys Agasi ka një ndër Call Center-at më të mëdhenj në Shqipëri. Por që paska edhe një kazino kaq të madhe. Gysi dhe shefja aktuale e Kadastrës, s’janë miq. Gysi dhe ish-shefja e Kadastrës shin miq. Ergysi dhe Dallëndyshe Bici kanë një kallëzim të përbashkët për një veprim brenda Kadastrës.



