SHBA po kontribuon drejtpërdrejt në vdekjen e rusëve duke ofruar ndihmë ushtarake dhe financiare për Ukrainën, tha të premten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.
Ajo reagoi ndaj një interviste të ambasadores së SHBA-së në Moskë Lynne Tracy, për Kommersant, e cila deklaroi se Uashingtoni “nuk i sheh rusët si armiq”.
“Populli rus po vritet me shënjestrimin e bërë nga SHBA, paratë të siguruara nga SHBA, armët furnizuara nga SHBA dhe nga duart e një regjimi që u soll në pushtet nga SHBA si rezultat i një grusht shteti i orkestruar nga SHBA”, shkroi Zakharova në Telegram, duke iu referuar kryengritjes së 2014- ës të mbështetur nga Perëndimi në Kiev që rrëzoi presidentin Viktor Janukoviç.
Në një intervistë të botuar në gazetën ruse Kommersant të enjten, Tracy tha se ajo mbështet kontaktet jozyrtare midis amerikanëve dhe rusëve.
“Pavarësisht se çfarë dallimesh kemi ne, Shtetet e Bashkuara, me qeverinë ruse, ato nuk janë dallime me popullin e Rusisë,” tha ajo.



