Rusia sulmoi qytetin jugor të Odessa-s gjatë natës, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur të paktën katër të tjerë.
Lajmin e bëri me dije Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës, duke cituar gazetën Kyiv Independent.
Sulmi me dron goditi një ndërtesë 21-katëshe, duke shkaktuar një zjarr në katin e shtatë, të tetë dhe të nëntë, duke i lënë banorët të bllokuar në apartamentet e tyre.
Ekipet e shpëtimit shpëtuan pesë persona, përfshirë një fëmijë të vogël.
“Dy persona, një çift i martuar, u vranë në sulm”, tha Guvernatori i Oblastit të Odesës, Oleh Kiper.
Të paktën katër civilë të tjerë u plagosën, dy prej tyre fëmijë, njëri 7 vjeç dhe tjetri 3 vjeç. Të dy po trajtohen në mjedise mjekësore, tha Kiper.



