
Analisti Ilir Kalemaj deklaroi se mosbindja civile, protestat periodike, apo ngritja e çadrave mund të jenë forma kushtetuese që opozita mund të përdorë kundër qeverisë Rama, në kushtet që ia janë hequr mjetet e tjera të kontrollit parlamentar.
Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Kalemaj tha se termi “revolucion paqësor” është metaforik, ndërsa shtoi se deklarata e Berishës për mësymje në Parlament nuk është rruga e duhur. Sipas tij dy janë mundësitë që opozita ta thyejë Ramën, nga veprimi drejtësisë së brendshme ose nga faktorë të jashtëm si SHBA.
Mazhoranca ka thënë se nuk mund të ngrihet një komision hetimor për Ramën pa u ndryshuar ligji për komisionet hetimore. Lidhur me këtë politologu u shpreh:
Është një pretekst i pajustifikuar i PS, që mendon se duke përdorur pretekstin e ndryshimit të ligjit për komisionet hetimore do t’i heqë një nga mjetet që ka kontrollin parlamentar, një nga mjetet kryesore proceduriale por jo vetëm në një demokraci substanciale. Jo vetëm ndarja e pushteteve nënkupton këtë gjë, por është edhe balanca dhe kontrolli i pushteteve. Opozita ka në dorë interpelancat, që s’ia jep luksin Rama për t’i pasur, komisionet hetimore, për të cilët sërish s’ia jep mundësitë për t’i pasur, ka në dorë fjalën në seancat plenare, atëherë çfarë duhet të bëjë opozita?! Peshorja e fajit peshon nga ana e mazhorancës, që ia ka heq të gjitha mekanizmat e kontrollit kushtetues dhe parlamentar opozitës. Edhe në raste të tjera që s’janë lejuar komisionet hetimore, opozita i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
I pyetur mbi deklaratën e Berishës se për 3 minuta mund të futemi në Parlament, Kalemaj u shpreh:
Nuk është gjuha e duhur në fakt.. Opozita mund të ketë të drejtë të ndihet e frustruar nga kjo dhunë kartonësh. Por s’është rruga e duhur sepse është një lloj provokimi që bën mazhoranca që të flasësh për revolucion. Të vjen ajo e Nolit, që fakt është që s’u pranua nga asnjë shtet i botës, aq më pak të pranohet 100 vjet më vonë një revolucion i ashtuquajtur demokratik. Ky do ishte akt flagrant, është vetëm në gjuhën provokative, sepse janë akte grushti shteti s’bëhet fjalë për revolucion. Bëhet fjalë për revolucion paqësor si Gandit, apo i dhunshëm Bolshevik që janë karakteristikë e të majtës, dhe s’i shkojnë një partie konservatore”.
Lidhur me mundësinë për mosbindje civile dhe forma të tjera proteste, Kalemaj thotë:
Një zgjidhje është mosbindja civile, për të cilën ka folur Berisha dhe eksponentë të tjerë. Mosbindja civile është një formë që e njohin shumë praktika të vendeve Lindore dhe Qendrore. Mund të manifestohet në forma të ndryshme, qëndrimi në bulevard, bllokimi i institucioneve. Revolucioni paqësor është metaforik, por në terma konkretë çfarë do të thotë? Do të thotë mosbindje civile. Nuk mendoj se situate e opozitës në Shqipëri është më delikate apo më e vështirë se opozita në Serbi, në terma të numrave. Pushteti që ka Vuçiç në Serbi është gati absolut. E njëjta gjë mund të thuhej para disa vitesh për pushtetin e Gjukanoviçit, dhe Zaevit e pastaj Gruevskit. Nuk janë raste unike për Shqipërinë. Nuk mendoj se opozita ka më pak mjete shprese. Shqipëria kë një pluralitet mediatik shumë më të madhe se vendet fqinje. Kemi një shoqëri civile. Opozita duhet të nxisë lëvizje sociale të pakënaqurish. Kemi rrogat më të ulëta. Kemi rrogë mesatare 522 euro bruto, ndërkohë që vendet e rajonit e kanë 800-900 dollarë. Këto duhet të artikulojë opozita, këto ngjisin në popullatë. S’i artikulon mjaftueshëm”.
Kalemaj tha se deri më tani opozitës i ka munduar një epërsi morale, pasi xhaketat e vjetra po paraqiten ende si alternativë.
Nuk ka ditë që mos ta ketë një media prestigjoze çështjen McGonigal, që ka dy aspekte, lidhjet me Rusinë, dhe lidhja me Shqipërinë që është tërësisht korruptive. Kemi korruptuar McGongial. E shoh çështjen McGonigal pikën e fundit që derdh govatën. Opozita mund t’i kombinojë rrugët institucionale me ato ekstrainsticuonale, si Vetëvendosja në Kosovë, Syriza në Greqi, apo 5 Yjet në Itali. Por mjetet ekstrainstitucionale duhet të jenë kushtetuese, jo anti-kushtetuese. Mosbindja civile lejohet nga Kushtetuta, mund të besh protesta periodike, permanente, të ngresh çadër. Protestat nuk ka përse të jenë domodoshmërisht masive. Mund të jenë shumë më tepër proaktive, të jenë të nxitura nga poshtë-lart, të kombinuara me shoqërinë civile. Një pjesë e komentatorëve kanë rënë dakord që z.Rama është e vështirë të thyhet për së brendshmi. Dy janë mundësitë, një mekanizmi i drejtësisë së brendshme dhe së dyti për së jashtmi, ku i referohemi SHBA-së. Afera McGonigal mund të jetë mjaftueshëm tërmet. Por zhvillimet e drejtësisë marrin muaj dhe vite, dhe për të prodhuar një tërmet ka shumë pak kohë. Opozita është përballë një vendimi gjykate që kërcënon vulën dhe si do prezantohet opozita në këto zgjedhje. Z.Rama mundohet duke përdorur do mjet politik të mbajë pushtetin. Problemi është që opozita s’është aty vetëm për të denoncuar z.Rama, por për të shpalosur një alternativë qeverisëse. Ajo që i ka munguar deri më tani opozitës, është një epërsi morale. Shohim të njëjtat xhaketa të vjetra në opozitë, që me xhaketa të arnuara në vijnë na paraqiten si alternativë, dhe shumë shqiptarë kanë të drejtë të jenë skeptikë”
Lidhur me aplikacionin “Aktiv1isti”, Kalmeaj tha:
Shqetësimet janë shumë të mëdha dhe kanë të bëjnë me deformimin e sjelljes zgjedhore. Ka evidenca edhe nga raporti i OSBE/ODIHR që këtu ka pasur abuzime, që shkonin nga shtimi i administratës, shto që u dhanë fondet për rindërtimin muajin e fundit, në qarqe si Durrësi në shkelje të ligjit, dhe e treta ishte patronazhisti, që u përdorën për të mbledhur të dhëna dhe për të bërë shantazh ekonomik ndaj zgjedhësve në shumë raste, kur ne nevojë për një leje ndërtimi, Kadastër, ruajtjen e vendit në administratë”.
Duke u ndalur te afera e inceneratorëve dhe çështja e vulës në PD, politologu tha:
Ne kemi një mega-aferë që për fat të keq është duke vazhduar. Janë bërë 17 procedura brenda ditës, dhe kemi 85 mijë euro që u paguajmë përditë personave në kërkim. Kjo mega-aferë a ka përgjegjës?! A ka fajtor?! Faji s’besoj se është vetëm te ata persona që janë pas hekurave, dhe mendoj që ka shkallëzim. Të presim deri në fund se ku do na çojnë hetimet dhe cili do jetë peshku i madh. Nëse e merr Alibeaj, kemi marrë sinjale të ndryshme nga PD e Berishës, një sinjal është që s’do futet në zgjedhje, që është kundërshtuar nga PL. Skenari tjetër është që të dalin me Shtëpinë e Lirisë. Skenari i tretë është që marrim pjesë në zgjedhje dhe s’njohim rezultatin, dhe është një skenar i përsëritur, të cilin e kemi parë. Skenari që do shkojmë në Surrel për ta kapur për veshi Ramën dhe ta çojmë në gjykatë të ndryshojë vendimin është një skenar që mban me patos militantët, por s’është një skenar realist”.



