Tjetër grabitje në Rinas. Një makinë e një banke të nivelit të dytë, e cila po transportonte një sasi parash dhe kthehej nga Rinasi, ka rënë pre e grabitësve.
Ngjarja ka ndodhur në Qafë Kashar. Nuk dihet sasia e parave të grabitura.
Autorët janë larguar me shpejtësi me një mjet, i cili është braktisur dhe djegur në afërsi të urës së Limuthit. Policia ka ngritur postblloqe në disa pika të rrugës.



