Bregu: Në Shqipëri nuk ka nevojë për IA që të kuptosh kush i ka asetet e krimit (VIDEO)

Bregu: Në Shqipëri nuk ka nevojë për IA që të kuptosh kush i ka asetet e krimit (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu e cilëson nismën e Ministrisë së Brendshme e cila planifikon të përdorë inteligjencën policore për të ndjekur paratë dhe pronat me burim të dyshimtë si një projekt të radhës me fjalë boshe.

Në studion e lajmeve të MCN Tv, Bregu tha se në vendin tonë nuk ka nevojë për IA që të kuptosh kush i ka asetet.

Di që në Shqipëri nuk ka nevojë për IA që të kuptosh kush i ka asetet. Duhet të jetë një projekt sa për t’u kaluar. Shqipëria është thjeshtë, një person që s’ka punuar një ditë ka makinë 200 mijë euro.

Ka një çështje tjetër, që nuk mund ta ndërmarrë policia, e ndërmerr prokurori. Asetet e krimit bllokohet dhe në pjesën më të madhe i kthehen po atij se askush nuk ka guxim t’i blejë. E vetmja mënyrë që ka gjetur bota, e cila u ndal në Shqipëri, ësht t' ia japë bashkive në shfrytëzim. Përveç Bashkisë Tiranë që i ka marrë në çdo moment, të gjitha bashkitë e tjera nuk pranojnë. Refuzojnë kryebashkiakët.

Po bën një nismë për çfarë fjalë. Fjalë boshe. Ata duke me sy.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy