Lleshi: Protesta s’ka organizator, kërkesa për dorëheqjen e Ramës erdhi nga sheshi

Lleshi: Protesta s’ka organizator, kërkesa për dorëheqjen e Ramës erdhi nga sheshi

Aktivistja Arilda Lleshi deklaroi se protesta e nisur fillimisht kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec po hyn në një fazë të re organizimi, ndërsa kërkesat e qytetarëve tashmë janë zgjeruar deri te dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike.

 

E ftuar në studion e emisionit "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lleshi tha se pavarësisht temperaturave të larta, pjesëmarrja dhe angazhimi qytetar vijojnë të rriten.

 

Në këto kushte atmosferike, njerëzit vazhdojnë të dalin. Shoh që ka një përpjekje dhe një dëshirë për t'u organizuar. Ka pasur dëshirë që të dilnim me një deklaratë për situatën dhe për librin 'Albanian Files' që u publikua. Ka grupime të ndryshme njerëzish që po bashkohen dhe po japin ide se si protesta duhet të vazhdojë. Mendoj se protesta është në fazën e ridimensionimit dhe kjo është pozitive.

 

Sipas aktivistes, lëvizja qytetare po fiton një dimension të ri, pasi për herë të parë po bashkon njerëz me profesione dhe bindje të ndryshme politike.

 

Nuk ka ndodhur kurrë që të krijohet kjo frymë, që njerëzit të kenë dëshirë të grupohen sipas profesioneve, sipas ideve politike dhe të fillojnë të angazhohen publikisht. Ne po përpiqemi ta mbajmë gjallë këtë frymë.

 

Ajo theksoi se kërkesat e protestës nuk janë të rastësishme, por pasqyrojnë shqetësime të akumuluara prej vitesh.

 

Thirrja për dorëheqje ka ardhur në sheshe. Ligji për paketat e maleve dhe ai për zonat e mbrojtura janë kërkesa që janë formuar në mendjen e shqiptarëve ndër vite. Kjo është një deklaratë përmbledhëse e shqetësimeve që besoj se prekin shumicën e qytetarëve", deklaroi aktivistja.

 

Lleshi nënvizoi gjithashtu se protesta mbetet një lëvizje spontane dhe se mungesa e një organizatori të vetëm është një nga karakteristikat kryesore të saj.

 

Protesta është spontane. Jam befasuar kur kam vënë re se sa shumë jemi. Ka një problem themelor me legjitimitetin e përfaqësimit, sepse kjo protestë nuk ka lindur nga një organizator. Ajo ka lindur nga vetë qytetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy