
Pas zbulimit të një parcele me misër në Fier brenda së cilës ishte mbjellë kanabis, policia e shtetit ka nisur kontrollin e të gjithë territorit.
Policia është shpërndarë në terren e ndihmuar edhe nga dronët në kontrollin e Malësisë së Krujës, në një terren shumë të vështirë malor, u angazhuan 220 punonjës policie, nga këta 100 punonjës të FNSH Tiranë, 120 punonjës të Policisë Krujë dhe strukturat operacionale të DVP Durrës. U përdorën edhe 4 dronë
Lidhur me këtë aksion, ish-drejtuesi i Policisë Durrës, Arben Hajdarmataj, deklaroi se Policia e Shtetit është duke vepruar në mënyrë të gabuar dhe siç ai shprehet duhet të kthehemi nga teknologjia. Ai tha se strategjia për kontrollet duhet të drejtohet nga inteligjenca policore, ndërsa theksoi se struktura e FNSH nuk është për të kontrolluar parcelat me kanabis.
Kjo është stina më e përshtatshme e kultivimit të kanabisit, por unë do e shoh në një këndvështrim tjetër situatën. Policia e shtetit duhet të drejtohet nga inteligjenca. Mendoj se aksionet që merr policia kanë vlerën e vetë, por nëse ti ke një informacion të saktë mbi vendndodhjen e parcelave është më e thjeshtë për të bërë goditjen. Mendoj ase ka ardhur koha që strategjia e policisë së shtetit të drejtohet nga inteligjenca. Fakti që fut një ekip të punonjësve të policisë si FNSH që nuk është për këtë qëllim, ajo është për aktivitete kriminale dhe jo për kontrolle të parcelave me kanabis. Ideja është se duhet të shfrytëzojmë në maksimum teknologjinë në konceptin e vërejtjes si strategji. Nëse i kthehemi praktikës mendoj se policia e shtetit praktikisht nuk ka rrugë tjetër sepse ne sot nuk kemi një helikopter apo dy në dispozicion të policisë.
Më tej ai deklaroi se qeveria shqiptare duhet të kthejë sytë nga policia e shtetit sepse sipas tij është e turpshme që prej gati 10 vitesh policisë nuk i rritet as 10 mijë lekë paga.
Ato mjete që kanë nuk janë të mjaftueshme për të luftuar krimin. Shteti duhet të ketë në vëmendje që sipas kohës të mundësojë teknologjinë për policinë e shtetit. Qeveria duhet të kthejë sytë nga policia e shtetit. Ajo duhet të ketë në qendër të vëmendjes teknologjinë sa i përket policisë, por mesa duket asaj nuk i intereson kjo. Duhen helikopterë dedikuar policisë, qeveria duhet të ketë në fokus teknologjinë për policinë. Terreni duhet të kontrollohet përmes mjeteve teknologjike.
Sa i përket operacionit policor në malësionë e Kruijës, Hajdarmataj bëri medije se malet e Krujës nga vetë pozicioni gjeografik janë të favorshme për aktivitete kriminale, ndërsa theksoi se kjo është diçka që nuk ka ndodhur sot, por që nga fillimi i kultivimit të kanabisit.
Kjo dhe për faktin se ka një traditë të kultivimit të kanabisit. Ka vite shumë edhe kur unë kam qenë drejtues, por problemi është nëse struktura përgjegjëse për ta goditur a është e inkriminuar apo jo, kjo është çështja dhe fatkeqësisht që duhet ta ritheksoj goditja më e madhe që ju dha policisë së shtetit ishte kur ajo drejtohej nga Tahiri sepse në atë kohë u drejtua një zinxhir kriminal në policinë e shtetit. Ne duam apo jo kemi zona në Shqipëri që e ushtrojnë këtë veprimtari, kemi pasur Lazaratin, malet e Krujës, malet e malësisë së Mbishkodrës, në fund mendoj se politika ka përgjegjësinë kryesore, sepse nëse është vullneti i saj politik për ta eliminuar atë padyshim që gjenden mekanizmat për tu goditur.



