Rama falënderon Lunë: Don, ishte një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi

Rama falënderon Lunë: Don, ishte një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi

Kryeministri Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ambasadorit Donald Lu lidhur me çështjen ‘Tahiri’. Në një postim në rrjetet sociale, Rama falënderoi Lu-në, për mesazhin e qartë që u dha shqiptarëve.

“Faleminderit Don. Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar a paguar me taksat tyre”, shkruan Rama.

Ambasadori amerikan Donald Lu reagoi sot për herë të parë për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kërkon arrestimin e Saimir Tahirit. Duke folur në konferencën ‘Lufta kundër korrupsionit në arsimin e lartë’, Lu tha se jemi duke parë se si po shkruhet historia dhe nuk i takon atij të shprehet nëse Tahiri është fajtor ose jo.

“Jeni duke parë se si po shkruhet historia. Në komunizëm dërgoheshin të pafajshëm në burgje. Ne kemi parë se në 27 vite shumë politikanë i kanë shpëtuar drejtësisë. Nuk më takon të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo jo” tha ai.

Ndër të tjera, ambasadori Lu tha se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe publiku duhet të dijë të vërtetën për çështjen ‘Tahiri’. “Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe publiku duhet të dijë të vërtetën për çështjen ‘Tahiri’. Nëse është pa faj duhet ta dini, nëse ka faj duhet të përballet me drejtësinë”- tha ambasadori amerikan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy