Një kopertinë me femra të fuqishme që i kanë kaluar të 40-at. Taraji P Henson, Jennifer Lopez, Jessica Chastain, Kate Moss dhe Donatella Versace janë në kopertinën e revistës “W magazine”.
Ato janë përzgjedhur për temën “Femra të zonjat” për mënyrën se si ia kanë dalë të dominojnë në profesione ku shumë meshkuj janë të suksesshëm.
Ndërsa të gjitha janë shfaqur me portret, një prej tyre ka guxuar më shumë, duke pozuar tërësisht nudo.
Kate Moss është 43 vjeçe, por trupi i saj ngjan me atë të një 20-vjeçareje.



