Natyropatja Gjoni: Meteorizmi, fryrja e barkut, prek 1 në 2 persona. Mos hani shpejt, ushqimi duhet tretur ngadalë

Natyropatja Gjoni: Meteorizmi, fryrja e barkut, prek 1 në 2 persona. Mos hani shpejt, ushqimi duhet tretur ngadalë

Fryrja e barkut, e njohur ndryshe si meteorizëm, është një nga shqetësimet më të përhapura sot, që sipas natyropates Adelajda Gjoni, prek mesatarisht një në çdo dy persona.

Drupal Ad

 E ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, Gjoni shpjegoi shkaqet kryesore të meteorizmit dhe mënyrat më të thjeshta për ta parandaluar.

Meteorizmi është rezultat i një çekuilibri në florën bakteriale të zorrëve, ku bakteret dhe mikroorganizmat që ndihmojnë në tretjen e ushqimit nuk funksionojnë siç duhet.

Kjo gjendje është rrjedhojë e mosfermentimit dhe mosfunksionimit normal të zorrëve, sidomos tek ata që vuajnë nga probleme si: zorra e irrituar, kapsllëk kronik, intoleranca ndaj glutenit dhe laktozës, përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve, apo infeksionet e sistemit tretës.

Natyropatja Gjoni, thotë se armiku numër një i metorizmit, është të konsumuari të ushqimit me nxitim, prandaj ajo rekomandon një të ushqyer të ngadaltë.

Një nga shkaqet më të zakonshme është të ngrënit me nxitim. Kur hamë shpejt, përveç ushqimit marrim edhe shumë ajër, çka çon në fryrje dhe gazra të tepërta në bark. Tretja fillon në gojë, prandaj përtypja e mirë është hapi i parë i shëndetit tretës.

Disa ushqime përkeqësojnë meteorizmin, si: bishtajoret (fasule, qiqra, bizele), lakrat, brokoli, qepa dhe produktet e qumështit për ata që kanë intolerancë ndaj laktozës. Pijet me gaz dhe ato energjike gjithashtu ndikojnë negativisht, duke shtuar sasinë e gazrave në sistemin tretës.

Femrat janë më të prekura nga meteorizmi, sidomos ato që kanë çrregullime gjinekologjike, për shkak të ndikimit që kanë hormonet dhe mikrobiota vaginale në sistemin tretës.

Për të reduktuar meteorizmin, rekomandoj të përtypni mirë dhe të hani ngadalë, të shmangni ushqimet që prodhojnë gaz, të kufizoni produktet me laktozë si qumështi dhe gjalpi dhe të pini më shumë ujë dhe çajra bimore për të ndihmuar tretjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy