Shehaj: Kushtetuta thotë se SPAK është një institucion i përhershëm, duan të bëjnë gati terrenin që Rama të marrë drejtësinë

Shehaj: Kushtetuta thotë se SPAK është një institucion i përhershëm, duan të bëjnë gati terrenin që Rama të marrë drejtësinë

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit së fundi ka ndërmarrë një përgjim ambiental ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, si pjesë e një procedimi për korrupsion pasiv.

Agron Shehaj, kryetar i partisë “Mundësia”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se

ky është vazhdimi i betejës së madhe të politikës kundër SPAK me synimin që të bëhet gati terreni që Edi Rama të marrë drejtësinë nën kontroll.

 Një ditë të bukur del lajmi që SPAK ka shkelur ligjin dhe ka përgjuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, një gjë që është totalisht i pavërtetë. SPAK ka vepruar brenda kornizës së ligjit. Në një vend normal opinioni publik do të thoshte se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë shkelur ligjin, sepse ata janë të përgjueshëm, si të gjithë.

Çfarë është gjithë kjo? Është vazhdimi i betejës së madhe të politikës kundër SPAK dhe ai po bën detyrën dhe ata janë të vetëdijshëm se si po sulmohen nga kryeministri, nga burgu, dhe nuk na çudit që mund të shkojnë deri aty sa të korruptojnë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për ta goditur SPAK-un.

Kushtetuta thotë se SPAK është një institucion i përhershëm dhe duan të bëjnë gati terrenin që Edi Rama të marrë drejtësinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy