Avokati Ardian Visha për marrëveshjet e ekstradimit me Dubain, thotë se duhet të fliste ministri i Drejtësisë si protagonist i ndërtimit të një marrëveshje dypalëshe, edhe pse deklaron se ministri i Brendshëm është përfaqësues i lartë të qeverisë.
Gjithçka duke folur në emisionin FactCheck në MCN TV, për paralajmërimin e ministrit Taulant Balla se po punohet për një marrëveshje ekstradimi me Dubain.
Ai tha se Dubai, është një enklavë e sigurtë, e bërë e famshme, për një sërë individësh që mbeten të kërkuar në spektrin ndërkombëtar.
Dubai është një nga Emiratet dhe për shkak të një veçantie që ka në ndërtimin ekonomik dhe politik të saj është padyshim një nga vendet që lakmohet dhe preferohet për tu përzgjedhur si rezidencë veçanërisht për personat që kanë probleme me drejtësinë, nuk është vetëm për shqiptarët.
Dubai bën përjashtim dhe nga vendet e tjera të Emirateve të Bashkuara Arabe, e ka problematikën e refuzimit të ekstradimit, me të gjitha vendet e Europës.
Një ekstradim i miratuar nga Dubai, është një rast shumë i rrallë, nga cilido vend. Me Shqipërinë ne nuk kemi marrëveshje të karakterit dypalësh me Emiratet.
Ekziston një konventë e OKB-së, ë raportit të ekstradimit ku thotë se vendet që nuk kanë marrëveshje ekstradimi mund të përdorin këtë akt si të tillë, kur ai kërkohet si i domosdoshëm për të realizuar ekstradimin.
Por kjo dispozitë nuk është e zhvilluar në aspektin e saj që të bëjë të mundur një marrëdhënie ekstradimi mes vendeve anëtare të konventës.
Ne na mungon marrëveshja dhe politika lejon ekstradimin vetëm nëse ka një marrëveshje ekstradimi mes vendeve.
Ne nuk kemi raport konkret ligjor ekstradues me Dubain dhe me Emiratet dhe në rast se do realizohet unë druaj se Emiratet të pranojnë që të ekstradojnë shtetas përkatës, e dërgimit atje të shtetasve arabë nëse do kërkoheshin dhe anasjelltas shtetasve shqiptarë nëse do kërkoheshin nga Dubai, të sillen nga Shqipëria.
Për shkak të legjislacionit të vendeve arabe, sheriatit, druaj se do realizohet.
Nëse do bëhet e mundur për të përcjellë shtetas jo përkatës në një raport ekstradimi, kjo mbetet për tu parë, por për veçantinë që ka Dubai, në mbrojtjen e interesave të individit, mbetet për tu parë.
Ka disa praktika dëbimi që jam në dijeni që Dubai nuk ka pranuar në aeroport shtetas shqiptarë, veçanërisht hyrës në territorin e saj nga republika e Turqisë, për shkaqe që lidhen me procedime të këtyre individëve nga vendet e treta jo në atë vend dhe jo në Shqipëri.
Ekstradimi është një proces krejt tjetër ekskluzivisht i bazuar mbi marrëveshje dhe me Dubain, ka zero shanse që të ndodhë ekstradim.
Raportet e ekstradimit janë edhe politike në thelb. Ekstradimi është i vetmi mjet i sjelljes së ligjshme fizike në territorin e vendit për të përballur një proces gjyqësor penal, nuk ka mjet tjetër, deportimet janë të paligjshme.
Marrëveshjet e ekstradimit në Shqipëri janë të hershme, simbolike është ajo me Amerikën e 1933, në 1935 duhet të ketë hyrë në fuqi.
Nuk di a është realizuar në praktikë marrëveshja. Në vitet e komunizmit pak hapësirë ka pasur për ndërtime ligjore lejuese për ekstradimin ka qenë shumë më sovraniste Shqipëria.
Vitet ‘90-të shënojnë fillimin e raporteve ekstraduese me Greqinë dhe Turqinë në fillim.
Sa i përket shtetasve shqiptarë i pari është me SHBA-në, i ekstraduar nga Shqipëria për jashtë shtetit në Shqipëri.



