8 ton drogë drejtë Italisë, Policia: S’ka lidhje me Shqipërinë, ja kush fshihet

8 ton drogë drejtë Italisë, Policia: S’ka lidhje me Shqipërinë, ja kush fshihet

Pas lajmeve për sekuestrimin e sasis rekord të nga policia italiane dhe se lënda narkotike vinte nga Shqipëria, ka reaguar edhe Polica e Shtetit.

Nëpërmjet një komunikate Policia e Shtetit ka njoftuar se në ngjarjen e sekuestrimit të 8 ton lënde narkotike në Venecia, Shqipëria nuk është e përfshirë as në njerëz e as në mjete.

Sipas policisë këtë e kanë konfirmuar autoritetet italiane, më saktë Drejtoria Qendrore e Shërbimit Antidrogë (DSCA)

Në njoftimin e policisë thuhet se hetimi është sekret dhe ndiqet nga tre Prokurori në Itali. Nuk mund të jepen të dhëna të tjera mbi hetimin për shkak të sekretit hetimor, por konfirmojmë që nuk ka të përfshirë nga pala shqiptare.

Organizata kriminale është e drejtuar nga shtetas të maqedonisë. Policia e Shtetit mbetet nga partneret më të fuqishëm të policisë italiane në luftën kundër trafiqeve në përgjithësi dhe të trafikut të lëndëve narkotike në veçanti.

Ngjarja

Policia italiane ka kapur një sasi prej 8 ton marijuanë e cila fillimisht u raportua se ishte nisur me traget nga Shqipëria, dhe ka zbarkuar në portin e Ankonës.

Tabloidi ‘Venezia Today’ shkruan se lajmi është mbajtur i fshehtë për të bërë të mundur gjurmimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Sipas të njëjtave burime droga kishte kaluar qetësisht edhe portin e Ankonës, por shoferi maqedonas i kamionit e kishte ndaluar atë në një pikë servisi.

Në operacion morën pjesë GDF e Ankonës dhe kolegët e tyre të Venecias. Mediat thonë se autoritetet e kishin pikasur drogën që në port, por e lejuan të dalë për të kapur edhe bashkëpunëtorët. Mbetet ende e paqartë nga cili port shqiptar u nis kjo sasi rekord droge.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy