Kalaja: Mbetjet e Zall-Basatarit derdhen në Bovillë, përgjegjëse AKM dhe Bashkia Tiranë (VIDEO)

Kalaja: Mbetjet e Zall-Basatarit derdhen në Bovillë, përgjegjëse AKM dhe Bashkia Tiranë (VIDEO)

Eksperti për ujërat dhe digat Erjon Kalaja, për ndotjet në ujëmbledhësin e Bovillës, i cili garanton furnizimin me ujë të banorëve të kryeqytetit, por që është mbuluar nga mbetjet plastike e cilëson si një pamje të trishtë.

Duke folur për MCN Lice, ai deklaroi se Bovilla është një digë 91 metra e lartë, diga më e lartë në botë e këtij lloj modeli dhe se të kesh një krenari kombëtare nga ana e veprave inxhienerike, ta shohësh në këtë gjendje, nuk është diçka e këndshme.

Kalaja shtoi se Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk e ka monitoruar, por se detyra i bie edhe Ujësjellës Kanalizimit si ndërmarrje që e ka në pronësi për menaxhimin e digës dhe ujësjellësit.

Sipas tij, Bashkia Tiranë është përgjegjëse me ligj për çdo gjë që ndodh në territorin e saj, për sa kohë që Ujësjellës Kanalizime Tiranë është në varësi të saj.

Drupal Ad

Ujësjellës Kanalizimet pati një reagim dhe tha se çojmë punëtorët që t’i pastrojmë, por duhet vendosur një rrjet që mbetjet të mos hyjnë në tubacion për tu trajtuar më pas në impiant.

Impianti është ai që garanton sigurinë e ujit që ne përdorim të gjithë, trajton rreth 60% të ujit të pijshëm në rang kombëtar dhe ai duhet të japë garanci për cilësinë e ujit.

Ka disa forma pastrimi, me filtrim, me rrjet, me zhavorr.

Mendohet se nëse impianti funksionon siç duhet uji që del nga impianti nuk është problematik, sa i takon ujit që pimë në Tiranë nëse është i sigurtë, kjo është tjetër gjë se ndotja ndodh më tepër në rrjetin shpërndarës se sa në impiantin e ujit.

Fshati Zall-Bastar është përgjegjës për këtë. Bovilla e gjithë zona është kthyer në një atraksion turistik shumë të madh dhe gjithë kjo nuk e ndihmon

. Nëse rezervuari ka alga tregon që ka ndotje. Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk e ka monitoruar.

Detyra i bie Ujësjellës Kanalizimit si ndërmarrje që e ka në pronësi për menaxhimin e digës dhe ujësjellësit.

Ndërsa sa i takon mbetjeve, përgjegjësia është e njësisë Zall-Bastar. Uji nga impianti i trajtimit të Bovillës del në cilësi të pranueshme.

Ajo që duhet bërë nga UKT mos të bëjnë deklarata që i pastrojnë, por të publikojnë grafikun e pastrimit dhe se ku shkojnë këto mbetje.

Se këto mbetje duhen çuar në landfill dhe nuk duhen lënë në anë të digës, pasi sa herë që ka reshje përfundojnë brenda.

Bashkia me ligj është përgjegjëse për çdo gjë që ndodh në territorin e saj, që më tepër që UKT është në varësi të saj.

Zonat urbane dhe aktivitetet që ndodhin pranë liqenit të Bovillës duhen monitoruar.

Fshati Zall-Bastar është një fshat i vogël, dhe nuk besoj se është shumë e vështirë për menaxhimin e mbetjeve.

Plehrat dhe ujërat e zeza të fshatit Zall-Bastar derdhen në Bovillë.

Digat janë objekte të rëndësisë së veçantë, por institucionet shqiptare i shikojnë si objekte që janë aty dhe nuk i gjejnë gjë.

Ndër të tjera tha digat duhet të kenë roje, ndriçim, rrugë kalimi dhe çdo vit bëhet raport vjetor.

Por sipas tij, asnjë nga digat e mëdha në vend, përjashtuar kaskadën e Drinit, nuk kanë një vlerësim se çfarë do të thonë këto të dhëna.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy