Ka startuar këtë të hënë ‘Java e Sipërmarrjes’.
Esmeralda Byberi, drejtoreshë e një projekti kodimi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se sfida më e vështirë për të dhe kompaninë që ajo punon është bindja e të rinjve që mund të gjejnë një punë dhe nga Shqipëria, pa pasur nevojë të largohen.
Duke vijuar më tej, Byberi theksoi se janë shtuar kompanitë që punësojnë programues, dhe se aksesi me jashtë është rritur shumë dhe vitet e fundit.
Ne quhemi Akademia e Programimit dhe jemi nga Akademia më e madhe e Evropës qendrore që është shtrirë në 35 qytete dhe ka 600 trajnerë profesionistë. Ofrohet prej 3 vitesh dhe në Shqipëri.
Kemi diplomuar mbi 1600 njerëz që kanë mësuar gjuhët e programimit si Java, Python etj. Këta marrin një kurs të shkurtër, por intensiv dhe mund të ndërrojnë karrierën e tyre brenda një kohe të shkurtër 8 mujore deri në një vit.
Ofrojmë bursa deri në 50% për ata që janë të papunë apo duan të ndërrojnë karrierë e tyre.
Disa nga sfidat janë bindja e të rinjve që mund të gjejnë një punë dhe nga Shqipëria, pa pasur nevojë të largohen.
65% e njerëzve që punojnë online dhe zhvillimi i aftësive në këtë fushë duhet që ata t’i përshtaten tregut të punës jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë.
Tregu jonë është në fillimet e veta. Ka shumë zhvillues të rinj që duhet të gjejnë një vend në tregun e për t’u bërë zhvillues të kualifikuar.
Janë shtuar kompanitë që punësojnë programues, por dhe aksesi me jashtë është rritur shumë vitet e fundit. Duke mësuar një gjuhë Java, Python mund të punësohesh kudo në Shqipëri pa pasur nevojë të largohesh, pra të punosh remote.



