“Xhadat”- Anëtarja e Këshillit Bashkiak Maliq e dënuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre (VIDEO)

“Xhadat”- Anëtarja e Këshillit Bashkiak Maliq e dënuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre (VIDEO)

Emisioni “Xhadat” denoncoi rastin e një funksionareje shteti e cila nuk ka deklaruar dënimin nga Gjykata e Shkallës se Parë Korçë sipas ligjit të dekriminalizimit.

Aleksandra Spaho nga viti 2014 në korrik të vitit 2017 ka qenë përgjegjëse e zyrës postare të fshatit Pirg, Bashkia Maliq.

Në vitin 2019 Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar atë për dy vepra penale “vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikim të dokumenteve” Aleksandra Spaho edhe pse ishte dënuar nga kjo gjykatë për dy vepra penale me dy vjet burg, konvertuar në shërbim prove, vendosi të kandidojë në zgjedhjet e 14 Majit të 2023, duke mos e deklaruar dënimin në formularin e vetëdeklarimit.

Në kohën e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit, zonja Spaho priste të gjykohej në Apel. Megjithëse në formular kërkohej deklarimi i dënimit qoftë ky i fundit dhe jopërfundimtar, Spaho nuk e ka bërë një gjë të tillë. E pyetur nga “Xhadat” zonja Spaho, pretendon se në dokument e ka deklaruar dënimin, por në formular sipas saj kanë ndërhyrë.

Dëshmia e saj është kontradiktore. E pyetur në lidhje me dënimin përfundimtar nga Gjykata e Apelit, fillimisht ajo thotë se nuk ka dijeni për të, ndonëse pranon se ka qenë prezent në kohën e dhënies së tij.

Ajo thotë se vendimi i shkallës së parë është rrëzuar nga Apelin, dhe deklaron se nuk e ka marrë akoma vendimin e zbardhur. Në fakt e vërteta është ndryshe.

Gjykata e Apelit ka dënuar për Vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës zonjën Spaho, teksa ka rrëzuar akuzën për falsifikim dokumentash. E vërteta zbulohet dhe nga një dokument që vetë zonja ka dërguar për emisionin “Xhadat”.

Ky dokument tregon se ajo vetë ka bërë një ankesë pranë KLGJ në lidhje me daljen e të dhënave të paautorizuara për personin e saj. Pas ankesës KLGJ i është përgjigjur zonjës Spaho se çështja e saj është gjykuar në 10 korrik 2023 dhe Gjykata e Apelit ka vendosur lënien në fuqi të veprës penale vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës dhe ka pushuar akuzën për falsifikim dokumentash.

Po gjithë këtë skandal nuk e kanë ditur anëtarët e Këshillit Bashkiak Maliq. Kryetari i Partisë Demokratike Dega Maliq thotë se nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti dhe nëse diçka e tillë vërtetohet zonja Spaho duhet të marrë përsipër përgjegjësitë. Sipas ish -nënkryetarit të KZAZ Maliq, është KQZ ajo që duhet të shprehet me vendim për heqjen e mandatit të Spahos pas këtij skandali. Ndërsa Avokati Eraldi Aga u shpreh se zonja ka shkelur ligjin dhe duhet të dorëzojë mandatin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy