Vrasja në Shëngjergj, arrestohet i kërkuari i tretë

Vrasja në Shëngjergj, arrestohet i kërkuari i tretë

Vrasje apo vetëvrasje? Policia e nuk është tërhequr zyrtarisht nga versioni vetëvrasjes për ngjarjen në Shëngjergj, megjithatë në mëngjesin e kësaj të shtune u  arrestua personi tretë për kultivimin e kanabisit dhe moskallëzim për Besnik Pudjen, që u gjet aty pa jetë. 

 

Ngjarja e datës 7 Tetor, në Shën Gjergj ku u gjet i vrarë Besnik Pudja ka çuar në pranga edhe një tjetër person, që dyshohet se ka pasur dijeni për krimin. Oficerët e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, Halit Dusha, 37 vjeç, banues në Tiranë. Personi ka qenë i shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka pasur dijeni për rrethanat e vrasjes së shtetasit Besnik Pudja. Dyshohet se ai në bashkëpunim me Besnik Pudjan dhe disa persona të tjerë janë autorë të dyshuar për kultivimin e 2889 bimëve të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva, në fshatin Urë, Kollagjesh. Nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Sipas materialeve që i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, Dusha akuzohet për veprat penale të “Kultivim të bimëve narkotike" e kryer në bashkpunim dhe "Mos kallzimit të krimit",

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy