
Real Madrid, është skuadra fituese e Champions League. Madrilenët mposhtën në finale Liverpool minimalisht.
Spanjollët iu falën një goli të Vinicus Junior në minutëb e 59-të, për të marrë trofeun e 14 në histori të klubit.
Në krahun tjetër, anglezët krijuan disa raste për shënim, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë, kjo edhr për meritë të Courtois, i cili në sfidën e sotme, bëri disa pritje spektakolare.
Real Madrid, konfirmon edhe njëherë që Champions League është kompeticioni që mund të quhet si i tyre.



